Me 05 qershor 2014 IGJK ka realizuar trajnimin në temën: “Mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë e tyre për çështjen e kontratave me theks të posaçëm për mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratave sidomos pas hyrjes në fuqi të ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
Në këtë trajnim u trajtuan çështjet lidhur me kuptimin e mjeteve për sigurimin e ekzekutimit të kontratës, llojet e tyre, mjetet personale si dhe mjetet reale për sigurimin e ekzekutimit të kontratës. Gjithashtu u trajtua zbatimi i drejt i dispozitave të Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe dispozitave tjera në fuqi lidhur me kaparin, kaucionin si dhe mjeteve për sigurimin personal të ekzekutimit të kontratës siç janë: pendimi, kushti penal dhe dorëzania.
Trajnimi ishte mjaft interaktiv duke përfshirë edhe diskutimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.
20-06-2014