Më 05 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: Dashja direkte dhe elementi intelektual apo i vetëdijes, elementet volutive apo i dëshirës (i vullnetit), dashja eventuale, dallimet mes dashjes direkte dhe eventuale, përgjegjësia penale dhe ndëshkimi te veprat penale të kryera me dashje direkte dhe eventuale, dashja direkte dhe eventuale, si tipare e figurës së veprës penale, qëllimi si tipar subjektiv i veprës penale, motivi, llojet e posaçme të dashjes.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
05-10-2021