Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2021

Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, tema - “ Pakujdesia” -sesioni i dymbëdhjetë

Më 06 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues, janë trajtuar: Pakujdesia profesionale, përgjegjësia për veprat e kryera nga pakujdesia, përgjegjësia për format e kualifikuara të veprave penale, përgjegjësia për veprat penale të kualifikuara me pasojë më të rëndë dhe përgjegjësia penale për veprat penale të kualifikuara me rrethana të posaçme

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është  realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :