Më 08 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: Lajthimi në objekt që ka të bëjë me person (erros in persona), lajthimi në fakt, në kuptimin e ngushtë dhe lidhja kauzale, lajthimi në fakt në kuptimin e gjerë, tentativa, shkaqet që e arsyetojnë ndëshkimin për tentativë, veprat penale te të cilat nuk është e mundur tentativa, ndëshkueshmëria për tentativë të papërshtatshme, dhe tentativa e papërshtatshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
08-10-2021