Më 19 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale ” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar këto nën tema: Roli i prokurorit në fillimin e procedurës penale, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me publikun, roli i prokurorit të shtetit pas pranimit të kallëzimit penal dhe detyrimet e prokurorit të shtetit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
19-10-2021