Më 11 qershor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.
Qëllimi i trajnimit praktik ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofroj njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Dogana e Kosovës, me ç ‘rast njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë për të ardhmen në praktikën e tyre profesionale, në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Doganës së Kosovës në anën tjetër.
Në bashkëpunim me Doganën në sektorin e hetuesisë vepron edhe zyra e Njësitit të Hetimeve Tatimore (NJHT) nga ATK-së.
Zyrtarë të NJHT gjatë e trajnimit praktik i njoftuan kandidatët me themelimin e Njësitit të Hetimeve Tatimore, bazën ligjore dhe kompetencat e këtij njësiti. Gjithashtu kandidatët u njoftuan me historikun e Doganës dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky institucion, problematikat në mes Doganës dhe gjyqtareve dhe prokurorëve, rolin e oficerëve doganor në Doganën e Kosovës.
Pjesëmarrës në trajnim ishin 17 kandidatë për gjyqtar dhe 10 kandidatët për prokuror.
20-06-2014