Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2021

Nën moduli – Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, sesioni i parë, tema - “ Përgjegjësia penale e personit fizik ”

Më 25 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni të parë po trajtohen këto tema: Përgjegjësia penale e personave fizik, shkaqet e papërgjegjësisë dhe masat që mund të ju shqiptohen ndaj të pandehurve me çrregullime mendore. Metodologjia e trajnimit zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :