Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2014

Shërbimi Sprovues

Më 12 qershor 2014, Instituti Gjyqësor  i Kosovës në bashkëpunim me Shërbimin Sprovues të Kosovës realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.

Qëllimi i trajnimit praktik ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofroj njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Shërbimi Sprovues i Kosovës, me    ç ‘rast  njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë për të ardhmen në praktikën e tyre profesionale, në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës në anën tjetër.

Zyrtar të lartë të Shërbimit Sprovues të Kosovës të shoqëruar nga drejtoresh e këtij shërbimi, gjatë trajnimit i njoftuan kandidatët me historikun e Shërbimit Sprovues, divizionet që funksionojnë në kuadër të Shërbimit Sprovues, ekzekutimin e  masave dhe dënimeve alternative, bashkëpunimin e Shërbimit Sprovues me gjykatat dhe prokuroritë, lirimi me kusht dhe procedurat e mbikëqyrjes e personave të liruar me kusht, anketën sociale, raportin para ndëshkues si dhe dallimin në mes anketës sociale dhe raportit para ndëshkues.

Në pjesën e pasdites kandidatët të ndarë në grupe punuan në raste nga praktika e Shërbimit Sprovues. Kandidatëve për gjyqtarë iu kërkua të përgatisin një kërkesë për raport para ndëshkues ndërsa kandidatët për prokuror kërkesë për anketë sociale.

Shpërndaje :