Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2021

Nën moduli – Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë, sesioni i tretë, tema - “ Kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i dytë”

Më 27 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë ” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Kundërshtimi i provave, refuzimi i kërkesës për hedhjen e aktakuzës, aktvendimet lidhur me kërkesën për hedhjen e aktakuzës, zbulimi i provave nga ana e mbrojtjes dhe caktimi i seancave dëgjimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :