Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2021

Procedura Administrative në Administratën Tatimore dhe në Doganën e Kosovës

Më 27 Tetor  2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë Procedura Administrative në Administratën Tatimore dhe në Doganën e Kosovës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Hasan Shala, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, Gjyqtarë në Gjykatën e Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth zbatimit të dispozitave që kanë të bëjnë me procedurën lidhur me Kodin Doganor dhe Akcizave të Kosovës, si dhe me numrin fiskal dhe pajisjen me certifikatë fiskale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Administrative, përfaqësuesit e ATK të nivelit lokal dhe qendrorë si dhe bashkëpuntorë profesional.

Shpërndaje :