Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2014

Departamenti i Mjekësisë Ligjore

Më 5 qershor 2014, Instituti Gjyqësor  i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë Ligjore realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.

Qëllimi i trajnimit praktik ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofroj njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Departamenti i Mjekësisë Ligjore, me ç ‘rast  njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë për të ardhmen në praktikën e tyre profesionale, në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Departamentit të  Mjekësisë Ligjore në anën tjetër.

Zyrtar të lartë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore gjatë trajnimit i njoftuan kandidatët me departamente që funksionojnë në kuadër të Mjekësisë Ligjore, shërbimet mjeko – ligjore që ofron DML, çështjet penale dhe civile të ndërlidhura me ekzaminimet mjeko – ligjore, kujdestaritë 24 orësh, hetuesit mjekësor të vdekjes etj.

Gjatë trajnimit kandidatët patën mundësin të vizitojnë: sallën ku kryhen autopsitë, laboratorin e histopatologjisë dhe toksikologjisë, sallën e ekzaminimeve klinike dhe arkive e DML.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 18 kandidatët për gjyqtar dhe 10 kandidatët për prokuror.

Shpërndaje :