Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2021

Nën moduli – Shqyrtimi gjyqësor, tema - “Përgatitja për shqyrtimin gjyqësor”, sesioni i parë

Më 29 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë ” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të parë nga ky nën modul janë duke u trajtuar: Karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor, ruajtjen e fshehtësisë zyrtare dhe mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar i kombinuar, në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19 dhe atë online përmes platformës “ZOOM”.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :