Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2021

Nën moduli –“Aktgjykimi dhe llojet e tij” tema- “Vendimet gjyqësore në procedurën penale”, sesioni i parë

Më 29 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesioni po trajtohen vendimet gjyqësore në procedurën penale dhe urdhëresat dhe aktvendimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM”.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :