Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-11-2021

Punëtori për hartimin e Programit Trajnues për vitin 2022

Nga data 01-02 nëntor 2021, Akademia  e Drejtësisë ne bashkëpunim me Këshillin e Evropës janë duke realizuar Punëtorinë për Hartimin e Programit Trajnues për vitin 2022.

Qëllimi i kësja punëtorie është përcaktimi i Kurikulës Trajnuese për vitin 2022, në pajtim me nevojat trajnuese të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor si dhe kërkesave dhe prioriteteve tjera të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Në kuadër të kësaj punëtorie është duke u prezantuar zbatimi i Programit Korizë 2021 dhe më pas grupet punuese do të punojnë në zhvillimin e koncepteve të trajnimit sipas kurikulës trajnuese të përcaktuar për vitin 2022.

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Kryetari i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, përfaqësues nga Këshilli iEvropës, gjyqtar dhe prokuror nga të gjitha nivelet si dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë nga radhët e departamentit të programit.

Shpërndaje :