Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-11-2021

Nën moduli – Aktgjykimi dhe llojet e tij, sesioni i dytë, tema - “ Aktvendimi dënues ”

Më 01 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Aktgjykimi dhe llojet e tij ” me trajnues z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Aktvendimi dënues, shtjellimi i temës dhe hartimi i aktgjykimit fajësues të strukturuar me të gjitha elementet të cilat janë të domosdoshëm për ti përmbajtur. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :