Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-11-2021

Nën moduli – Shqyrtimi gjyqësor, tema - “Shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor” , sesioni i tretë

Më 02 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar Shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar i kombinuar, në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19 dhe atë online përmes platformës “ZOOM”.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :