Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2014

Trajnim “Veprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhori”

Me 17 qershor 2014, IGJK ka realizuar trajnimin me temën “Veprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhori”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i pjesëmarrësve për të identifikuar parimet e ndarjes së procedurës kur i mituri ka kryer vepër penale në bashkëveprim me madhorin, për të zbatuar procedurën e bashkuar në rastet kur vjen në shprehje KDM dhe KPP, si dhe për të analizuar formën e vendimeve që merren për bashkimin e procedurës dhe vendimeve në procedurën e bashkuar.

Gjatë këtij trajnimi u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me atë se si duket forma e vendimit kur bashkohet procedura, si duhet të veprohet kur kemi të bëjmë me këtë lloj të procedurës, si zbatohen dispozitat ligjore në procedurën e bashkuar me madhor, si dhe karakteristikat e aktgjykimit në procedurën e bashkuar.

Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët dhe prokurorët në zgjidhjen e dilemave praktike në këtë aspekt në funksion të zgjidhjes më efikase të rasteve në procedurën e bashkuar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës, si dhe dy bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :