Më 10 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “E drejta në mjetin juridik efektiv - neni 13 i KEDNJ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me të drejtën për mjetin juridik efektiv, aplikimin e nenit 13 të KEDNJ-së, si dhe referimin në vendimet e GJEDNJ-së.
Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor si dhe bashkëpuntorë profesional.
10-11-2021