Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2021

Nën moduli – Provat në procedurën penale, sesioni i katërt, tema - “ Kontrolli, këqyrja kërkesat ndërkombëtare, provueshmëria dhe pranueshmëria ”

Më 22 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Provat në procedurën penale ” me z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesioni po trajtohen këto nën tema: Këqyrja dhe rikonstruksioni, kërkesat ndërkombëtare apo provat e siguruara jashtë vendit dhe provat e pranueshme dhe vlerësimi i tyre.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :