Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2021

Vizitë e gjyqtarëve të sapo emëruar në Agjencinë për informim dhe privatësi”

Më 03 dhjetor 2021, në kuadër të programit trajnues respektivisht programit me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, është realizuar trajnim/vizitë në “Agjencinë për informim dhe privatësi”, trajnues në këtë vizitë ishe z. Valon Kryeziu, Drejtor në  këtë Agjenci.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i gjyqtarëve të sapo emëruar lidhur me veprimtarit dhe strukturën  ligjore të funksionimit të cilat i kryen ky institucion. Gjyqtarët patën rastin të informohen rreth kornizës ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe informacionit diskret si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe format e përpunimit të të dhënave personale. Fokusi u përqendruar tek trajtimi i sfidave të këtij institucioni i cili ka për detyrë në mbrojtën e të dhënave shtetërore  duke u ballafaquar kështu me kërkesa të ndryshëm si ajo e pushtetit lokal për qasje,  duke pasur kështu mundësi për ndryshim asgjësim dhe fshirje të të dhënave personale.

Gjatë trajnimit u realizua metoda e bashkëbisedimi ku gjyqtarët e sapo emëruar, bashkërisht me trajnuesin nga Agjencia për informim dhe privatësi, diskutuan tema të interesit të përbashkët, që ndërlidhën me punën e tyre në të ardhmen. Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VIII) ku dy prej tyre nga komuniteti serb.

 

 

Shpërndaje :