Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-12-2021

Vizitë e gjyqtarëve të sapo emëruar në “ Shërbimin Sprovues të Kosovës ”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, funksionin dhe përgjegjësitë e Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Në kuadër të këtij trajnimi u prezantua themelimi, organizimi, dhe funksionet e Shërbimit Sprovues të Kosovës. Po ashtu u trajtua veprimtaria e Shërbimit Sprovues, zbatimi dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të dënimeve alternative, ri-integrimi i personave të dënuar, mbikëqyrja dhe ndihma ndaj kryerësve të veprave penale të varur nga droga, ose alkooli të cilët i nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues, si dhe ndihma ndaj personave të dënuar të liruar me kusht.

Fokusi i këtij trajnimi u përqendrua tek bashkëbisedimi nga ana e gjyqtarëve dhe tek ngritja e vetëdijes shoqërore dhe bashkëpunimi me të gjitha organet e pushtetit shtetëror për humanizmin e ekzekutimit të dënimeve ndaj të miturve.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VIII ku dy prej tyre nga komunitetit serb.

Shpërndaje :