Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2021

Trajnim i Trajnuesve – Evidencat Penale

Sot më 07 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin National Centralised Criminal Record System (NCCR), është duke e zhvilluar Trajnimin e Trajnuesve rreth Evidencave Penale.

Ky trajnim ka për qëllim që të krijojë një grup trajnuesish që në të ardhmen të jenë në gjendje të zhvillojnë trajnime më të avancuara rreth Evidencave Penale, njohuri të cilat do të mund t’i marrin nga ekspertja Ndërkombëtare znj. Yolanta Christova, si dhe ekspertët vendor, z. Bardhyl Hasanpapaj, znj. Blerta Berveniku si dhe profesiori z. Fisnik Korenica.

Gjatë trajnimit, do të diskutohet korniza ligjore rreth rehabilitimit të personave të dënuar/shlyerja dhe pasojat juridike të dënimit, organizimi dhe funksionimi i SQEPK, llojet e të dhënave në sistem etj.

Gjithashtu do të trajtohet edhe Rregullorja e KGJK-së dhe parimet kryesore, si dhe krahasimi i Sistemit evropian të informacioneve për evidencën penale (ECRIS).

Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike, gjithmonë duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së rreth higjienës, distancës për luftimin dhe parandalimin e virusit COVID-19.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtar dhe Prokurorë nga Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore.

Shpërndaje :