Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2021

Trajtimi i kërkesave pronësore dhe kreditore

Më 07 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnimii online përmes platformës zoom me temë  Trajtimi i kërkesave pronësore dhe kreditore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë  z. Sabri Halili, gjyqtar në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe z. Shkelzen Sylaj, gjyqtar në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth procesit të trajtimit të kërkesave pronësore dhe kreditore për personat që pretendojnë një të drejtë titull apo interes në lidhje me çfarëdo pasurie të paluajtshme apo kompensim nga NSH-të.

Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë  shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :