Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-12-2021

KEDNJ-së në rastet e diskriminimit përfshirë edhe Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi i Republikës së Kosovës dhe raporti i tij me ligjet e tjera me theks në Ligjin e Punës dhe Ligjin e Procedurës Kontestimore

Më 09-10 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë  KEDNJ-së në rastet e diskriminimit përfshirë edhe Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi i Republikës së Kosovës dhe raporti i tij me ligjet e tjera me theks në Ligjin e Punës dhe Ligjin e Procedurës Kontestimore

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Shpresa Emra, gjyqtare në Gjykatën e Prizrenit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me ratet e diskriminimit.

Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë  shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti Civil, Penal dhe Administrativ të nivelit të Supremes, Apelit dhe nivelit Themelor, prokurorët, bashkёpunёtorёt profesional si dhe avokatë.

Shpërndaje :