Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-07-2014

Trajnimi praktik – Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

Më 10 korrik 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofrohet njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, me ç ‘rast  njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë në të ardhmen gjatë praktikës në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në anën tjetër.

Çështjet që u debatuan gjatë trajnimit ishin legjislacioni i Prokurimit Publik në Kosovë, Institucionet e Prokurimit Publik, roli dhe funksioni i këtyre institucioneve, procedurat e prokurimit, dosja e tenderit, hapja publike dhe vlerësimi i ofertave, korrupsioni në prokurimin publik si dhe çështje tjera me interes për kandidatët.

Trajnimi u zhvillua me pyetje dhe përgjigje, në formë të bashkëbisedimit dhe në pjesën e pasdites kandidatët trajtuan raste nga praktika e KRPP.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 17 kandidatët për gjyqtarë dhe 10 kandidatë për prokurorë.

Shpërndaje :