Me 9 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së ka realizuar Trajnimin e Trajnuesve për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e trajnuesve vendorë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë me qëllim që këta të fundit të bartin njohuritë fituara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare nga kjo fushë tek gjyqtarët dhe prokurorët tjerë vendor që merren me këto raste.
Në këtë trajnim është prezantuar dhe diskutuar draft doracaku i përgatitur nga ekspertët gjerman i cili do të shërbejë si udhëzues për gjyqtarët dhe prokurorët për asistencë juridike ndërkombëtare si dhe kurrikula trajnuese për integrim në kurrikulën e IGJK-së.
Gjithashtu janë dhënë edhe rekomandime sa i përket metodologjisë, kohëzgjatjes së trajnimeve si dhe çështjet tjera që janë me prioritet për evitimin e pengesave në ekzekutimin e kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë që do të angazhohen si trajnues të ardhshëm në IGJK-së në çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në fushën penale.
11-09-2014