Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-09-2014

Gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Projektin e BE-së “Mbështetje e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit ekonomik dhe financiar” i implementuar nga B&S Europe, me date 09.09.2014, ka realizuar trajnimin me temën “Gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve”.

Qëllimi i trajnimit ishte që t’iu ndihmoj pjesëmarrësve që të zbatojnë drejtë legjislacionin ekzistues në lidhje me gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga vepra penale, të identifikojnë metodat kryesore për zbulimin e aseteve të fituara me vepër penale si dhe të analizojnë procesin e sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara me vepër penale.

Gjatë këtij trajnimi u trajtua korniza ligjore e Kosovës në gjurmimin e aseteve dhe konfiskimin, planifikimi i gjurmimit të aseteve, metodat për identifikimin e të ardhurave të krimit si dhe procedura e sekuestrimit dhe konfiskimit.

Trajnimi u zhvillua përmes rasteve praktike nga gjykatat dhe prokuroritë si dhe diskutimeve interaktive.

Përfitues te këtij trajnimi ishin prokurorët, gjyqtarët dhe profesionist tjerë te përfshirë ne gjurmimin, ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve.

Shpërndaje :