Me datën 1 shtator 2014, Drejtori i IGJK-së z. Lavdim Krasniqi i shoqëruar nga Koordinatori i Programit është pritur në një takim nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci.
Në këtë takim janë diskutuar aspekte të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e trajnimit gjyqësor, e veçanërisht vlerësimi i nevojave trajnuese, pjesëmarrja e gjyqtarëve në trajnime, lista e trajnuesve dhe mentorëve të IGJK-së nga radhët e gjyqtarëve, takimet e përbashkëta koordinuese si dhe shumë çështje tjera të interesit të përbashkët.
Në këtë takim u arrit pajtueshmëria për listën e mentorëve si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të gjithanshëm me qëllim të arritjes së rezultateve më të larta në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve nëpërmjet trajnimeve gjyqësore.
15-09-2014