Me 10 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e BE-së “Mbështetje në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” ka realizuar punëtorinë me temë: Kërkesat e Përdoruesve për Sistemin e Zgjeruar të E-Mësimit.
Punëtoria kishte për synim njoftimin e përfituesve me qëllimin dhe sistemin e e-learning në IGJK, elementet kryesore të këtij sistemi, aktorët dhe rolet e tyre, kërkesat funksionale dhe ndryshimet institucionale të nevojshme për zhvillimin e kurseve në këtë platformë.
Pjesëmarrësit diskutuan për alternativat më të mira të zhvillimit të kurseve në e-learning. U analizuan veglat ekzistuese dhe ato të nevojshme që mundësojnë zhvillimin e kurseve në mënyrë interaktive.
Përfitues të trajnimit ishin stafi i IGJK-së dhe trajnuesit e angazhuar në zhvillimin e moduleve në platformën e mësimit në distancë.
16-09-2014