Më datë 19-20 shtator 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE i zbatuar nga EUIPR (Intellectual Property Rights in Kosovo), ka mbajtur trajnimin dy ditor me temën “ Ligji për markat tregtare - aspektet praktike të zbatimit të tij”.
Ky trajnim kishte për qellim që të ju ndihmoj gjyqtarëve që të zbatojnë drejt legjislacionin vendor dhe ndërkombëtare për markat tregtare dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat ata ballafaqohen në zgjidhjen e këtyre lëndëve.
Në përmbajtje të këtij trajnimi ishte legjislacioni vendor dhe instrumentet juridike ndërkombëtar nga fusha e markave tregtare, shenjat që mund të mbrohen si markë tregtare, dhe mbrojtja juridike – civile. Gjatë këtij trajnimi është diskutuar në veçanti për procedurat e regjistrimit të markës tregtare në Kosovë, si dhe refuzimet e këtij regjistrimi.
Në këtë trajnim ligjëruan ekspert ndërkombëtarë, të cilët vinin nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian të cilët paraqiten dhe diskutuan praktikat gjyqësore dhe raste konkrete praktike se si janë zgjidhur nga gjykatat në vendet e tyre nga kjo fushë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit – Departamenti për Çështje Ekonomik si dhe zyrtarë nga fusha e markave tregtare.
24-09-2014