Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-09-2014

Programi i trajnimeve në sferën e luftës ndaj korrupsionit, për prokurorë dhe zyrtarë të institucioneve tjera relevante

Me datë 08-12 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me RIPA International ka organizuar trajnimin me temën “Programi i trajnimeve në sferën e luftës ndaj korrupsionit, për prokurorë dhe zyrtarë të institucioneve tjera relevante - faza e II”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësve t’u ndihmoj për ngritjen e shkathtësive profesionale në luftën ndaj korrupsionit, teknikat e marrjes në pyetje të dyshuarve për raste të korrupsionit dhe metodat e ndryshme të sigurimit të informatave.

Në fazën e parë, e cila është realizuar në qershor të këtij viti, trajnuesit kanë prezantuar tema konkrete në sferën e luftës ndaj korrupsionit për pjesëmarrësit, për të cilat kanë ka ofruar materiale se si t’i zbatojnë në praktikë dhe kanë ofruar këshilla dhe rekomandime për veprime sa më efektive për rastin e caktuar.

Në fazën e dytë, e cila u realizua pas periudhës tre mujore, trajnuesit kanë vlerësuar efektin e veprimeve që janë ndërmarrë nga pjesëmarrësit. Trajnuesit kanë diskutuar për secilin veprim që është ndërmarrë dhe për përparësitë e sfidat që kanë hasur gjatë kësaj periudhe si dhe për hapat e ardhshëm.

Trajnimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi në grupe të vogla, ku një trajnues dhe një pjesëmarrës shqyrtonin rastet e caktuara.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokuror të prokurorive të të gjitha niveleve, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Shpërndaje :