Me dt. 8 tetor 2014, IGJK organizon trajnimin për bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës lidhur me temën e lartpërmendur.
Në fokus të këtij trajnimi do të jenë: Aktvendimi për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër aktvendimit, praktika gjyqësore kosovare dhe e Gjykatës së Strasburgut lidhur me paraburgimin si dhe problemet praktike në zbatimin e dispozitave lidhur me paraburgimin.
08-10-2014