Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2014

Trajnim për bashkëpunëtorët profesional lidhur me Paraburgimin

Më 8 tetor 2014, IGJK në kuadër të programit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë dhe prokurorisë, realizoi një trajnim një ditor me temën “Paraburgimi” për bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me konceptet themelore të këtij institucioni kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit si dhe zbatimi në praktikë i kësaj mase.

Në trajnim u prezantua dhe u diskutua për karakteristikat themelore të masave për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë penale e veçanërisht për paraburgimin si masë më e rëndë. Gjatë këtij trajnimi janë përfshirë parimet bazë lidhur me paraburgimin, kushtet specifike ligjore për paraburgimin, aktvendimi për caktimin e paraburgimit dhe arsyetimi se pse masat tjera janë të pamjaftueshme në rastet konkrete.

Një pjesë e trajnimit u realizua nëpërmjet rasteve për studim ku pjesëmarrësit të ndarë në grupe por edhe individualisht patën mundësinë e hartimit të aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe deklarimit lidhur me arsyetimin për paraburgimin.

Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës nga të gjitha instancat.                        

Shpërndaje :