Më 16 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës “ZOOM” me temë “Përgjegjësia penale e personave juridik”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Besim Kelmendi, Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shteti dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm i Akademisë së Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurve rreth llojeve të shoqërive tregtare të cilat mund të ndiqen penalisht, kornizës ligjore për ndjekjen penale të personave juridik dhe llojet e dënimeve që mundë të ju shqiptohen personave juridik.
Me theks të veçantë u trajtua edhe për përgjegjësin penale të personit përgjegjës për veprën e kryer në emër të personin juridik si dhe praktika e gjykatave vendore dhe e gjykatave nga EU dhe USA lidhur me përgjegjësinë penale të personave juridik.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me diskutime interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor.
16-12-2021