Më 20-22 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE janë duke realizuar punëtorinë në mënyrë fizike me temë “Punëtori - Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet penale”.
Ekspert të angazhuar në këtë trajnim janë z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme, z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Afrim Shala, U.D i Kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe z. Avni Mehmeti, gjyqtar në gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i kësaj punëtorie është përmes vendimeve nga praktika gjyqësore të identifikohen sfidat, problematikat e zbatimit të ligjit dhe veprimin jo unik në praktikën gjyqësore në të gjitha nivelet gjyqësore.
Metodologjia e puntorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj punëtorie janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë nga niveli Themelor.
20-12-2021