Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-12-2021

Vizitë e Gjyqtarëve të sapoemëruar në Doganën e Kosovës

Më 21 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar ka organizuar vizitë në Doganën e Kosovës për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VIII).

Krahas trajnimit praktik nëpër gjykata, gjyqtarët të cilët janë duke e ndjekur trajnimin fillestar realizojnë vizita në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe jashtë tyre e puna e të cilit ndërlidhet me punën e tyre. Në vazhdën e këtyre institucioneve ishte edhe Dogana e Kosovës, vizitë kjo e realizuar me qëllim të identifikimit të problemeve në praktike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndër institucional.

Gjyqtarët morën njohuri të zgjeruara lidhur me kompetencat ligjore të Doganës, infrastrukturën që e rregullon këtë fushë, si dhe roli i zyrtarit doganor. Gjithashtu u trajtuan edhe format e operacioneve kufitare, taksat që mblidhen nga doganat, masat antikontraband dhe aspektet krahasuese mes doganës së Kosovës me doganat tjera në rajon. Kjo vizite u realizua në formë bashkëbisedimi ku zyrtarët doganorë ishin të hapur për pyetje si dhe shpalosjen e sfidave në praktikë me qëllim të diskutimit me pjesëmarrësit.

Vizita u realizua me pjesëmarrje fizike të përfituesve, gjithmonë duke i respektuar masat në fuqi. Përfitues të kësaj vizite ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VIII).

Shpërndaje :