Të nderuar kandidatë të interesuar,
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se Rrjeti Evropian i Trajnimit Gjyqësor ka hapur një thirrje për aplikime për vizita studimore online në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që do të zbatohen në kuadër të Programit të Shkëmbimit 2022.
Ju lutemi referojuni dokumentit Requirements_EN bashkangjitur për prezantimin e çdo aktiviteti, kërkesat për aplikantët dhe afatin e fundit për aplikime.
Aplikimet për vizitat studimore të GJEDNJ pranohen deri më 17 shkurt 2022, ora 18:00 për vizitën studimore 1-2 mars, ndërsa me 3 mars 2022, ora 18:00 për vizitat tjera.
Secila vizitë studimore do të organizohet për dy ditë radhazi (nga gjymsë dite) sipas orarit dhe gjuhëve të punës të paraqitura në vijim:
1 - 2 Mars 2022 - Anglisht
3 - 4 maj 2022 - Frëngjisht
21 - 22 qershor 2022 - Anglisht
Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë mundësi, ju lutemi na kontaktoni në:
E-mail: aurora.balaj@rks-gov.net
Tel: + 383 38 200 18 675
Mob. + 383 44 159 013
15-02-2022