Më 03 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnimin në mënyrë hibride me prezencë fizike dhe atë online përmes platformës zoom me temë "Ndryshimet në Kodin e Drejtësisë për të mitur".
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme, znj. Radica Milic, prokurore në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, z. Shpetim Peci, prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe z. Ramadan Gashi, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth ndryshimit të Kodit të Drejtësisë për të Mitur..
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur si dhe zyrtar nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.
03-03-2022