Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-03-2022

Takim me përfaqësues nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) dhe EUKOJUST

Më 03 mars 2022, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, priti në takim përfaqësuesit nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), znj. Teresa Thalhammer, Drejtoreshë e Projektit, znj.Trime Ahmeti, Menaxhere e projektit dhe z. Volkmar Theobald, Udhëheqës i ekipit të projektit, si dhe z.Dragomir Yordanov nga Programi i Sektorit të Drejtësisë të Bashkimit Evropian/Kosovës (EUKOJUST).

Gjatë këtij takimi, Drejtori Ekzekutiv i AD-së falënderoj të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme të institucionit që ai përfaqëson, si dhe i njoftoj për të arriturat dhe sfidat e deritanishme. Derisa, Drejtoresha e Projektit znj.Thalhammer, ri theksoi mbështetjen e IRZ-së, për Akademinë e Drejtësisë bazuar në nevojat dhe prioritetet e Akademisë, me qëllim të implementimit të këtij projekti.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët ndërinstitucional, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në kuadër të sistemit gjyqësor.

Shpërndaje :