Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-03-2022

Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor

Sot më 16 mars 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të vazhdueshme për stafin administrativ të gjykatave është duke e zhvilluar trajnimin me temë: “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor”.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja profesionale dhe aftësimi i stafit administrativ të gjykatave lidhur me formën e menaxhimit të dosjeve dhe lëndëve gjatë punës së tyre të përditshme.

Gjatë trajnimit do trajtohen parimet e menaxhimit, format e menaxhimit, rëndësia e menaxhimit të lëndëve si dhe efikasiteti i gjykatës.

Gjithashtu rëndësi do i kushtohet edhe kontrollimit të kohëpaskohshëm të lëndëve, afateve të tyre, kontrollimi i shtyerjes së seancave etj.

Përfitues të trajnimit janë Administratorët, ndihmës administrator, shefat e ZML-së, referentet, zyrtarët, nga gjykatat themelore brenda Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :