Më 22 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “E drejta për jetë private, jetë familjare, të vendbanimit dhe korrespodencës, për tu martuar dhe krijuar familje dhe për barazi të bashkëshortëve – neni 8 Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Fokusi i trajnimit është në zbërthimin e nocioneve dhe kategorive që përmban neni 8 për të drejtën në respektimin e jetës private dhe familjare si dhe mënyrën e interpretimit që bënë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore, prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe nga Prokuroria Themelore.
22-03-2022