Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-04-2022

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë merr pjesë në Forumin për Barazi Gjinore për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 4 prill 2022 – Me ftesë nga Qendra AIRE, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu së bashku me Kryetarin e Gjykatës Supreme Enver Peci, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, dhe Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama,kanë marrë pjesë në Forumin e parë të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt këtë fundjavë në Mal të Zi.

Pjesë e këtij forumi ishin edhe Presidenti i Gjykatës Evropiane, Robert Spano, zëvendës presidentja e Gjykatës, Siofra O’Leary, gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjyqtarë e ekspertë nga rajoni.

Në këtë forum, u diskutua lidhur me luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes promovimit të barazisë gjinore dhe Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut (KEDNj), barazisë gjinore dhe KEDNj – ndërveprimi ndërmjet nenit 8 dhe nenit 14 të KEDNj-së, dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore dhe KEDNj-ja.

Forumi mblodhi bashkë përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe supreme, ombudspersonë, përfshirë edhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimanin, Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qela dhe gjyqtarë që trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe barazisë gjinore.

Shpërndaje :