18-19-20 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve filloi sot trajnimin e Specializuar tre-ditor lidhur me Program i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik dhe kriptovalutat – Sesioni I.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorinë e Apelit dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ne Policinë e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me Krimi kibernetik si vepër penale në legjislacionin e brendshëm, procedura dhe praktika në lidhje me provat elektronike.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykata të instancës themelore nga rajone të ndryshme, si dhe prokuroritë Themelore.
18-05-2022