Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 03 dhjetor 2014 në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë “Etika Profesionale dhe Deontologjia”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që të kontribuoj në avancimin e njohurive mbi sjelljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pajtim me vlerat e kodeve të etikës, përfshirë zbatimin e strukturës normative në Kosovë në përpjekje për të zbatuar parimet dhe rregullat bazë, të integrojnë në vetvete parime të pranuara për publikun dhe të eliminojnë situata në të cilat mund të vihen në konflikt të interesit dhe cenojnë integritetin e tyre.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kishin të bënin me vlerat e mbrojtura me kodet e etikës, respektimin e standardeve për një sjellje etike dhe me dinjitet si synim drejtë ngritjes së besimit të publikut.
Po ashtu gjatë trajnimit u diskutua për përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rast të shkeljeve të rregullave të etikës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve.
10-12-2014