Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2014

Trajnim për zhvillimin e moduleve për mësim në distancë (E-Learning)

Me 3 dhjetor 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin “Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” i mbështetur nga BE, ka realizuar trajnimin për stafin e IGJK-së lidhur me zhvillimin e moduleve trajnuese në sistemin e mësimit në distancë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte identifikimi dhe caktimi i prioriteteve që duhet pasur parasysh për krijimin e moduleve trajnuese në platformën e mësimit në distancë.

Me rastin e këtij trajnimi nga eksperti gjerman u dhanë shembuj nga praktikat më të mira të moduleve të mësimit në distancë nga Akademia Gjyqësore në North Rhine Westfalia, për menaxhimin e kurseve si dhe udhëzime tjera për mësimin interaktiv duke përfshirë zgjidhjen e rasteve dhe testet në kuadër të këtyre moduleve trajnuese.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua për mundësitë e zhvillimit të shtatë (7) moduleve që do të jenë në kuadër të kësaj platforme, periudha kohore deri në finalizimin dhe instalimin e këtyre moduleve në platformë, grupi i trajnuesve përgjegjës, përgatitja e shablloneve si dhe për kurset për platformën për autorët dhe stafin përgjegjës.

Përfitues të këtij ishin stafi i IGJK-së përgjegjës për zhvillimin e mësimit në distancë.

Shpërndaje :