Më 16 dhjetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin e Ndërmjetësimit, realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.
Qëllimi i trajnimit ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofroj njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Komisioni i Ndërmjetësimit, me ç ‘rast njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë për të ardhmen në praktikën e tyre profesionale, në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Komision e Ndërmjetësimit në anën tjetër.
Anëtar të Komisionit për Ndërmjetësim gjatë trajnimit i njoftuan kandidatët me zanafillën dhe rrjedhën e ndërmjetësimit, traditat dhe ndërmjetësimi bashkohor-ligjor në Kosovë, paraqitjen e procedurës së referimit të çështjeve civile, penale dhe për të mitur, aktmarrëveshjen për pajtim, formën dhe përmbajtja e aktmarrëveshjes.
Trajnimi u zhvillua me pyetje dhe përgjigje, në formë të bashkëbisedimit dhe me punë në grupe ku janë trajtuar raste nga praktika e Komisionit të Ndërmjetësimit.
Pjesëmarrës në trajnim ishin 16 kandidatët për gjyqtar dhe 11 kandidatët për prokuror.
24-12-2014