Me 22 dhjetor 2014, IGJK ka realizuar takimin koordinues me Kryetarë të Gjykatave dhe Kryeprokurorë të Prokurorive.
Takimi kishte për qellim prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga IGJK gjatë vitit 2014 si dhe prezantimin e programit trajnues për periudhën janar – qershor 2015. Në këtë kuadër, IGJK u ofroi edhe ‘Planin e Zbatimit të Programit Kornizë për periudhën janar – qershor 2015’ kryetarëve dhe kryeprokurorëve, të cilët do t’i shpërndajnë për secilin gjyqtarë dhe prokurorë në vend. Ky plan përmban përshkrimin e secilit aktivitet që IGJK do të realizoj për periudhën e lartpërmendur përfshirë dhe formularin e aplikimit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajnimet ku dëshirojnë të ndjekin deri në qershor.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë vlerësuan lartë organizimin e trajnimeve nga IGJK si dhe shprehen gatishmërinë e tyre për angazhim më të madh në procesin e vlerësimit të nevojave dhe ngritjes së pjesëmarrjes në trajnime. U konstatua se kontributi i tyre në procesin e identifikimit të nevojave dhe pjesëmarrja më a lartë në trajnime kontribuon drejtpërdrejtë në ngritjen profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në këtë tryezë morën pjesë Kryetari i Gjykatës Supreme, të Apelit dhe atyre themelore si dhe U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore.
24-12-2014