Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-01-2015

Program bashkëpunimi mes Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Shkollës së Magjistraturës së Francës

Nga 12-14 janar 2015, në kuadër të bashkëpunimit të rregullt dhe me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Kosovë, në IGJK ka qëndruar për një vizitë pune një eksperte e Shkollës së Magjistraturës së Francës (ENM).

Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i Provimit Përgatitor dhe Provimit Përfundimtar në Programin e Trajnimit Fillestar të IGJK-së dhe rekomandimet për përmirësim e strukturës, përmbajtjes dhe procesit të organizimit të tyre bazuar në praktikat e zhvilluara nga Shkolla e Magjistraturës së Francës.

Ekspertët e ENM-së dhe zyrtarët e IGJK-së shkëmbyen informacione për mënyrën e realizimit të provimit përgatitor dhe provimit përfundimtarë që zbaton IGJK për kandidatët e Programit të Trajnimit Fillestar në njërën anë dhe ENM-së në anën tjetër.

Pas diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, ekspertja e ENM do të përgatisë një raport me vlerësimet dhe rekomandimet për avancimin e procesit në organizimin e provimeve nga ana e IGJK-së.

Shpërndaje :