PTF zgjatë 12 muaj dhe struktura e tij është e ndarë në dy pjesë: trajnimi teorik i cili realizohet i kombinuar me shqyrtime të rasteve nga praktika gjyqësore, simulime dhe forma tjera ndërsa pjesa praktike realizohet në gjykata dhe prokurori ku ata janë emëruar nën mbikëqyrjen e mentorit.
PTF për gjeneratën e shtatë të gjyqtarëve të sapo emëruar 2019/2020, objektiv kryesore ka zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të gjyqtarëve të sapo emëruar duke u mbështetur në parimin e transparencës, mos diskriminimit, bashkëpunimit, zbatimit të ligjit si dhe standardeve të përcaktuar për arsimim ligjor.