Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-01-2015

Prezantim “Udhëzimet e përgjithshme mbi masat procedurale të mbrojtjes së dëshmitarëve”

Më 27 janar 2015, IGJK në bashkëpunim me NI*CO ka organizuar prezantimin e publikimit të “Udhëzimet e përgjithshme mbi masat procedurale të mbrojtjes së dëshmitarëve”.

Ekipi i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët kanë hartuar këto udhëzime, kanë prezantuar para të pranishmëve qëllimin e dizajnimit të këtyre udhëzimeve, kontributin që do të ketë ky publikim në përpjekjet për të shtuar aktivitetet lidhur me masat procedurale në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Gjithashtu u theksua roli i zbatimit të drejtë të masave procedurale të mbrojtjes cilësore të dëshmitarëve, element ky i cili e bën procedurën penale më efektive dhe njëkohësisht e ngritë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive, gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Shpërndaje :